Teatri rikthen debatin e “dënimit me varje”

Teatri Kombëtar do të hapë sezonin e ri artistik me premierën, “Xhelatët”, një kryevepër me autor Martin Mcdonagh. Vepra do të ngjitet së shpejti në skenën e madhe tek arTurnina nga regjisori Qëndrim Rijani dhe në interpretimin e aktorëve: Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Donald Shehu, Florian Agalliu, Adelina Muça,Sokol Angjeli, Genci Fuga, Hervin Çuli,Genti Deçka, Ardian Cerga,Xhuliano Brisku, Myzafer Zifla, Ina Gjonçi,Altea Lazaj. Skenograf dhe kostumograf: Berina Kokona, Kompozitor: Fatos Lumani Përkthyes: Artur Lena. Prej kohësh regjisori ka nisur punën për ta sjellë në skenë këtë vepër sipas një koncepti regjisorial që do ti shkonte e një teatri shqiptar.



E pse një vepër e re e autorit, ajo përfaqëson dramaturgjinë bashkëkohore, dhe kjo e bën më interesante qasjen që regjisori do ti japë në variantin shqip.

Tema e kësaj vepre është dënimi me varje, një temë që gjen qasje në të shkuarën tonë, kur gjatë komunizmit kanë ndodhur episode të tilla. Regjisori ka punuar e më parë me vepra të këtij autori, i cili angazhohet me tema të mëdha që provokojnë debate në shoqëri./Copyright Gazeta Shqip


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.