Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Oligarkët dhe klientët e Ramës...”, Basha publikon videon me premtimin për vende pune (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social facebook një video, përmes së cilës përcjell mesazhin se kryeministri Rama premtoi 300 mijë vende pune, por, sipas tij, kaq shqiptarë i përzuri nga Shqipëria.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe luks - shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik - përfundon Basha, duke e mbyllur postimin e tij me hashtagun#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk.

©Copyright Gazeta SHQIP

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1146396808882275/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore