Në pishinë, me peshqir leopard dhe papuçe/Christiano Ronaldo sfidon të dashurën si model (FOTO+VIDEO)

Christiano Ronaldo i tregoi edhe një herë ish të dashurës së tij Irina Shayk se edhe ai mund të bëjë para pa fund si model teksa ka zbuluar pamjen e tij të re.

Në reklamën që promovon parfumin e ri “CR7 Play It Cool” futbollisti i njohur shfaqet me një peshqir leopard dhe papuçe, duke kaluar një mëngjes të vështirë, pasi nuk arrin të bëjë asgjë të saktë, duke derdhur kafen, thyer skulpturat, e duke u rrëzuar në pishinë.

Baba i katër fëmijëve 34-vjeçari fitues i Topit të Artë shihet me një model të ri flokësh në reklamë.

“Realizimi i kësaj reklame ishte vërtetë shumë argëtuese dhe mendoj se dhashë më të mirën nga vetja”, tha Christiano Ronaldo.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.