Loredana e la për reperin e njohur? Mozzik bën të papriturën (Foto)

Mozzik dhe Loredana kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto ditë pasi çifti është përfolur për ndarje. Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Mozzik nuk e uroi Loredanën kur ajo kishte ditëlindjen.

Çifti muajin e kaluar publikuan edhe një këngë bashkë me titull “Eiskalt”, këngë që pati shumë sukses. Megjithatë së fundmi Loredana i la bashkëpunimet me Mozzikun, për të realizuar një këngë me reperin turko-gjerman, Mero.

Kënga u publikua mbrëmë dhe Mozzik ka reaguar duke e postuar në Instagramin e tij, e duke treguar hapur mbështetjen që ka ndaj bashkëshortes.

Madje çifti do të nisin edhe turneun e tyre dhe këtë e konfirmuan me postimet që bënë në rrjete sociale duke vërtetuar se janë ende bashkë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.