U vra barbarisht nga grekët/Kuksianët propozojnë që stadiumi i qytetit të quhet ‘Gramoz Palushi’

Vitin tjetër Kukësi do të ketë një stadium të ri, me standardet e kërkuara nga UEFA dhe FIFA,

Qytetaret e Kukësit hedhin idenë që stadiumi i ri i qytetit që pritet të mbarojë vitin e ardhshëm, të quhet stadiumi “Gramoz Palushi”.



Gramoz Palushi ishte i riu 20 vjeçar, emigrant nga Kukësi, që u vra natën e 4 shtatorit 2004, pas fitores historike të Shqipërisë 2-1 ndaj Greqisë. Fitorja ndaj kampionëve të sapo-shpallur të Europës në atë kohë, vërshoi me festime nga mijëra shqiptarë kudo ata jetonin, por ekstremistët grekë nuk e pritën mirë festën e tyre, çka ishte edhe motivi i vrasjes së shqiptarit.

Gramoz Palushi u qëllua me thikë pabesisht për vdekje, në një ishull grek.

Sot një  gjimnaz në Tirane, mban emrin e tij, ndërkohë edhe stadiumi të vendlindjes së tij i propozohet të mbajë emrin “Gramoz Palushi”.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.