Ditmir Bushati shfaqet si “shenjtor” i Rilindjes tek Zëri i Amerikës

Ditmir Bushati, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ka sulmuar sërish Valdrin Pjetrin, ish-kryebashkiakun e zgjedhur, duke thënë se ai nuk e ka mbështetur asnjëherë.

Në fakt, Bushati i shfaq disa herë me Pjetrin në fushatë, ku dhe kërkoi vota për kryebashkiakun e ri. Por, shpërthimi i Bushatit ndaj Valdrin Pjetrit erdhi pasi ky i fundit i mori postin politik, si i deleguari i PS në Shkodër.



Qëndrimi me dy standarde i Ditmir Bushatit për rastin e Shkodrës, ku ndryshe flet në fushatë dhe ndryshe pas fushatës, me të drejt ngre dyshime nëse ato janë parimore.

Ai sot tha tek Zëri i Amerikës, se për dekriminalizimin (që prek edhe Valdrin Pjetrin), Bushati paska folur që në vitin 2016, por nuk e paska dëgjuar asnjë anëtar i kryesisë së PS-së. “Debatet përsa i përket procesit të dekriminalizimit dhe influencës në politikë të njerëzve me të shkuar të dyshimtë apo persona, të cilët janë shpallur “non grata” nga SHBA, unë kam preferuar për t’i zhvilluar brenda kryesisë që në vitin 2016”. – shtoi më tej Bushati.

Bushati nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje, sepse mesa duket atëherë për të ishte më i rëndësishëm posti i ministrit të Jashtëm, post që nuk e mbajti pak, por 5 vjet. Nuk kemi dëgjuar që Ditmiri të përmend me emra Elvis Rroshin, Armando Prengën, Mark Frrokun e shumë të tjerë.

Madje, atëherë nuk kishte asnjë kritikë për Qeverinë, ndërsa sot shfaqet si shpëtimtar dhe jep “zgjidhje”, duke kërkuar një “kordon sanitar” për pengimin e elementëve kriminalë.

©Copyright Gazeta SHQIP


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.