“Deputetja më e bukur e Ballkanit”/Gjermanët ngrenë në qiell politikanen kosovare (FOTO)

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje njihet si njëra nga politikanet më të bukura në Ballkan.

42-vjeçarja, përveç kësaj është e njohur edhe për pasurinë  e saj, shkruan gazeta gjermane Kosmo, raporton GazetaBlic.

Balja është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të Drejta të Barabarta dhe për persona të humbur. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe një Doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë.



Mediat në Kosovë dhe në Shqipëri raportojnë për Duda Baljen se ka një pasuri të jashtëzakonshme. Ajo ka një apartament 60 metra katror në vlerë prej 80,000 euro, një shtëpi 500 metër katror (150,000 euro), dy zyre të burrit të saj në vlerë prej 280,000 euro dhe dy vetura me vlerë totale 30,000 euro.






Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.