CEO i RINAS-it/ Rolf Castro monopolizoi bizneset e aeroportit, tek një grua

Gazeta Shqip denoncoi pak ditë më parë sesi një kolumbian i quajtur Rolf Castro Vasquez, I shqiptarizuar vitet e fundit, dhe që është Drejtori i Përgjithshëm i TIA (Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës), ka punësuar të gjithë familjarët e vet.

Nëpërmjet influencës së tij, Castro kishte arritur të punësonte bashkëjetuesen, kunatën, vjehrrin dhe shumë njerëz të tjerë të lidhur me ta.



Por shkeljet e kolumbianit, nuk mbarojnë me kaq!

Në aeroportin e RINAS-it, TIA, një pjesë e mirë e bizneseve janë përqëndruar në një dorë të vetme, tek një grua. Ajo quhet Aliona Zeqiri, dhe thuajse kontrollon monopolin e disa bizneseve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Aliona Zeqiri ka arritur të fitojë nëpërmjet një tenderi, ku merrte miratim të CEO-s së Aeroportit, Rolf Castros, dy ambiente, më të mëdhat në RINAS dhe në pozicionet kyçe. Më pas, këto ambiente i ka transformuar në bar-kafe, dhe ka krijuar monopolin e këtij lloj biznesi.

Bari i parë quhet “Kafe Albania” dhe është në hyrje të aerportit, një pozicion kyç ku pasagjerët zbresin nga avioni për të vizituar Shqipërinë. Kurse ambjenti i dytë, “Bar Airport” është përpara hyrjes për në gate (aty ku bëhet Check –in), ku pasagjerët presin të udhëtojnë me avion.

Vijojmë më tej.

Falë njohjes me Rolf Castro Vasquez, Aliona Zeqiri ka marrë me tender edhe një ‘Business Lounge”, që ndodhet në zemër të RINAS-it. Po ashtu ka përfituar edhe një ambient tjetër për restorant po në RINAS, të quajtur Airport Gastronomi, nëpërmjet një tenderi te paracaktuar sërish nga drejtuesi Rolf Castro Vasquez.

Benefitet e Castros për Aliona Zeqirin nuk mbarojnë me kaq. Pas 2 bareve, një “Business Lounge” dhe një restoranti, TIA i jep plot tre dyqane. Dy prej tyre ndodhen në zonën e tranzitit, kurse një tjetër është në zonën e Check-in. Dyqanet që janë në zonën e tranzitit, tregëtojnë suvenire dhe çokollata. Ndërsa dyqani që është tek Check-in shet cigare si dhe çokollata.

Sëfundmi, nuk mjafohet me kaq, por Zeqiri merr edhe një ambient ndihmës pranë Portës A, të cilën e përdor për fast-food.

Pra, praktikisht Aliona Zeqiri ka monopolin e të gjitha shërbimeve, duke nisur nga kafet, restorantet, dyqanet dhe çdo biznes që shikon në aeroportin e RINAS-it. Kjo është e paprecedentë, sesi Rolf Castro Vasquez i ka monopolizuar në dorë të një gruaje, të gjitha bizneset e RINAS-it. Kjo ngre dyshime të forta edhe për lidhjen mes tyre, të cilën Gazeta Shqip do ta ekspozojë në vijim.

Ndërkohë Aliona Zeqiri ka tentuar të fshehë gjurmët e bizneseve të saj, duke i kaluar një pjesë në emër të motrës së saj, Alselda Kosturit. Kjo e fundit ka krijuar një kompani, në prill të vitit 2018, A&A Airport (Aliona dhe Alselda Airport) dhe ka transferuar të gjitha bizneset në emër të saj.

Në vijim, Gazeta Shqip do të publikojë një supërskandal në RINAS, sesi Rolf Castro Vasquez ka falsifikuar dokumenta ndërkombëtar për tenderin e DuttyFree në zonën e Check-in.

Më poshtë dy QKR, A&A Group dhe A&A Airport:

A&A Airport

A&A Group

©Copyright Gazeta SHQIP


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.