Berisha qan për TV Klan: Ka 160 mijë abonentë më pak, pas largimit nga DIGITALB!

Askush nuk e kishte menduar që ish kryeministri Sali Berisha, do të arrinte në këtë pikë, saqë të humbasë toruan, duke mbrojtur TV Klan.

Partia Demokratike, që ai themeloi, është në pikë të hallit dhe në kërkim të kauzave, por Berisha merret me “biznesin”e tij në TV Klan. Ai ka bërë një seri statusesh në facebook, duke sulmuar DIGITALB, një kompani private dhe i ka dalë në krah hapur TV Klan.



Vetëm një aksioner mund të flas me kaq dëshpërim dhe kaq zell për TV Klan. Dhe ky është Sali Berisha, i cili përgjatë 8 viteve të tij në pushtet, i dha plot 18 milionë euro reklama këtij televizioni.

Ai nuk ndalet dhe qan për rënien e audiencës së TV Klan, që pas largimit nga DIGITALB ka humbur 250 mijë abonentë.

Nëpërmjet një statusi në facebook, sëfundmi Berisha bën thirrje të pashpresë duke kërkuar që shqiptarët të mos shohin Top Channel, televizionin që bashkon të gjithë shqiptarët nëpërmjet platëformës DIGITALB.

Berisha e pranon se 160 mijë abonentë (në fakt janë 250 mijë) nuk do të shohin TV Klan, dhe ky fakt është i padurueshëm për të, në një kohë që ka nisur sezoni i ri televiziv.

Më poshtë statusi i Berishës në FB:


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.