Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën futbollisti shqiptar (FOTO)

Futbollisti shqiptar Amir Ademi i cili aktivizohej te Fc Kosova Regensburg në Gjermani, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Diçka të tillë e ka komunikuar vetë klubi ku aktivizohej lojtari, të cilët nëpërmjet një postimi në“Facebook”.

“Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve për këtë humbje të madhe, Amiri do të jetë gjithmonë në zemrën tonë”, shkruhet në postimin e klubit.



22-vjeçari ndodhej në makinën e tij, tip Peugeot kur u përplas më një Volkswagen Passat dhe më pas me muret rrethuese të rrugës. Pas përplasjes, makina u përfshi nga flakët, çka i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme talentin shqiptar.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.