Maqedonia arreston një tjetër “peshk të madh” para vendimit për negociatat

Drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka nisur të veprojë për personat  publikë, të cilët dyshohen si të përfshirë në raste të shkeljes së ligjit. Mediat vendase raportojnë se mbrëmjen e kaluar është arrestuar ish-deputeti, Lubomir Josifovski.

Pas arrestimit, ish-deputeti është marrë në pyetje në stacionion policor “Beko”.

Sipas burimeve jo zyrtare Josifovski akuzohet për veprën penale “hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike”.  Kujtojmë Josifovski ka qenë deputet nga radhët e PRSD-së.



Maqedonia ka edhe një urdhër arresti për ish-kryeministrin Gruevski, i cili mori azil tek miku i tij Orban, ndërsa pak ditë më parë arrestoi edhe kryeprokuroren. Por ndërsa shteti fqinj po lëviz ndaj “peshqve të mëdhenj”, Shqipëria ka mbetur ende në kuadrin e fjalëve. Dy vendet presin vendimin për hapjen ose jo të negociatave me BE.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.