Stuhia përmbyt ‘Elbasan Arena’, shtyhet ndeshja Shqipëri-Finlandë (FOTO)

Elbasani është përfshirë stuhi të fuqishme pasditen e sotme. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshëri kanë mbushur me ujë edhe stadiumin “Elbasan Arena”, çka ka bërë që ndeshja e futbollit të femrave mes Shqipërisë dhe Finlandës të shtyhet.

Kombëtarja e femrave do të luante në kuadër të eliminatoreve EURO 2020 në orën 17:00 por si pasojë e shiut të furishëm fusha e stadiumit është përmbytur dhe ka qenë e pamundur zhvillimi i takimit.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.