Ristani ‘kryqëzon’ Bashën: Nuk e mposht kurrë Ramën duke qëndruar jashtë sistemit politik

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka vijuar edhe ditën e sotme të hedhë akuza kundër  Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi. Në nisje të sesionit të ri Parlamentar ish-deputeti i ka kujtuar Bashës dhe opozitës se strategjia e tyre për të dalë nga sistemi është ka qenë e gabuar dhe është e destinuar që të dështojë.

Ristani në reagimin e tij ka shkruan se strategjia anti sistem e përdorur nga opozita i krijon hapësira krimit. Më pas ai shkruan se duhet një rikthim i opozitës dhe kjo nuk bëhet me pretendime por me veprime që provojnë qenien pro sistem. Sipas Ristanit prova pro sistem është qëndrimi ndaj reformës në drejtësi dhe kontributet konkrete për ta mbështetur atë e për të përmirësuar.

Reagimi i plotë:

Nxjerrja e vendit nga qorsokaku politik, nga impasi i sistemit, i cili nxit ne menyre artificiale krizen ne cdo fushe, ne nje vend demokratik, ka vetem nje ilac baze: opoziten e vertete, te fuqishme, parimore, te njerezve te ketij vendi, te perfaqesuar nga kontributore te besueshem publik.

Interesi themelor i cdo shqiptari eshte, te ruaje demokracine si sistem politik.

Strategjia e PD, per te mundur Ramen dhe Rilindjen, nepermjet daljes nga sistemi, rezulton te jete rruge e gabuar. Kjo, jo se Rama dhe krimi jane te forte dhe te pathyeshem, perkundrazi, Rames i ka mbaruar koha morale per te qeverisur. 

Eshte strategjia antisistem, e ndjekur nga opozita, ne thelb e gabuar dhe e destinuar te deshtoje, e cila i jep Rames mundesine te kete ne dore te gjitha pushtetet dhe ti krijoje hapsira krimit, te shkaterroje dhe zhvate pasurite e shqiptareve dhe te ardhmen e femijeve tane.

Rikthimi i opozites ne sistem, tashme, ne kete faze ku ndodhemi, nuk behet me pretendime, por me veprime qe provojne qenien pro sistem.

Prova kryesore sot, pro sistem, eshte qendrimi ndaj reformes ne drejtesi dhe kontributi konkret per ta mbeshtetur ate, per ta permiresuar ate, dhe per te mirpritur rezultatet e saj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.