Oriola Marashi ‘prek’ Amerikën, ja për çfarë po punon fort modelja seksi (Fotot)

Modelja e njohur Oriola Marashi është një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptare. Ajo herë pas here vendoset në qendër të mediave për shkak të fotove provokuese që publikon.

Së fundmi, Oriola ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ dhe ka zbuluar  një nga planet e së ardhmes që më parë e ka mbajtur të fshehtë. Marashi ka pohuar se shumë shpejt ka në plan të largohet nga vendi dhe të ndjek karrierën në Amerikë

‘Di të them vetëm se po punoj shumë sa i takon angazhimit tim në fushën e modës, do udhëtoj shumë për punë dhe synimi im janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është plani im për momentin derisa t’i gjej një shteg muzikës’, është shprehur modelja.

Më herët bukuroshja ka qenë e angazhuar edhe me muzikën, konkretisht me grupin OTR të reperit Noizy.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.