Individualizmi që vret!

Nga Enkel TASHO

Betejat dhe sfidat kane qene prej shekujsh veprimtari te vazhdueshme deri ne ato nivele sa beheshin shpesh qellim i ekzistences. Per shkrimin e meposhtem kam marre indicie dhe do i referohem ne pjesen me te madhe librit shume te vecante, Homo Sapiens – Nje histori e shkurter e njerzimit nga historiani, prof. Yval Noah Harari.

Profesori thote se Homo Sapiens ose “njeriu i zgjuar”, pasardhes te te cilit quhemi dhe ne, eshte evidentuar ne histori para rreth 70.000 vjetesh ne nje cep te ngushte te kontinentin Afrikan. Ne ate kohe njeriu nuk ishte me shume i rendesishem per token dhe ekosistemin krahasuar me grupimet e tjera te kafsheve si majmunet, mamuthet apo edhe insektet.

Ka te dhena se ne ate periudhe pervec Homo Sapiens ekzistonin forma dhe raca te tjera te njeriut si Neandertali, Homo Erektus, raca e vecante e njerzve nga Tanzania, etj. Secili grupim kishte tipare dhe dukuri specifike te organizimit te jetes ne aspektin strukturor, social, te komunikimit, te udheheqjes, etj.



Perballjet e para midis ketyre llojeve ishin shume te rralla dhe aspak miqesore, kjo per arsye se veprimtaria dhe levizjet demografike ne kete periudhe ishin shume te ngadalta.

Te dhenat per njeriun Neandertal i gjejme deri ne vitet 40.000 para se tashmes dhe pas kesaj periudhe ai vete-zhduket, tiparet e kesaj race i gjejme vetem te fshehur ne ADN e Homo Sapiens ne nivelin 4-5 %.

C’ndodhi me Neandertalet?

Nga te dhenat historike Neandertalet ne raport me Homo Sapiens ishin me krenare, me te fuqishem, me te ashper ne beteja, me agresivitetin dhe fuqine qe i karakterizonte ata mund te arrinin fare pa veshtiresi cfare deshironin per periudhen, madje edhe nga perplasjet historike me Homo Sapiens, Neandertalet dilnin gjithmone fitues.

Po si u zhduken atehere?!

Neandertalet sipas autorit kishin disa tipare te vecanta. Nuk mund te gjeje nje komunitet ne kete lloj, te grupuar ne me shume se 150-200 individe, kur ata beheshin ne grup me shume se kaq ishin te destinuar te vete-shkaterroheshin ose ne rastin me te mire te krijonin nje grupim te ri, kjo jo vetem sepse nxisnin konflikte njeri me tjetrin ne menyre te vazhdueshme por edhe sepse ata mendonin se ishin kaq te plotesuar me jeten qe kishin sa nuk mendonin pertej se tashmes.

Nje nga mendimet e tyre mund te ishte se grupi duhet te ushqehet prandaj duhet te dalim per gjah dhe kjo ceshtje zgjidhej ne cast. Mardheniet intime midis individeve ishin kaq kaotike dhe instiktive sa ishte shume veshtire te kuptohej kush ishte familjari i dikujt dhe kush jo. Nuk kishin asnje mendim mbi te ardhmen dhe nuk i interesonte e shkuara. Mbi te gjitha nuk besonin asgje pervec asaj cfare shikonin dhe njihnin mire objektivisht. Ti premtoje te ardhmen Neandertaleve ishte njesoj sikur ti thoshe nje majmuni, me jep nje banane sot dhe te premtoj pafundesi bananesh ne parajse, pra nje absurditet.(cit. i autorit)

Ne krahasim, Homo Sapiens i shikojme ne grupime me nje numer edhe me te madh se 1000 apo 2000 individesh, ata kishin strukture udheheqese dhe secili individ kishte besim tek komuniteti si dhe anasjelltas. Kishin besimin ne mendimet e individeve qe qendronin ne krye te grupimit si dhe kishin aftesine e krijimit te historive imagjinare mbi te ardhmen, pra ata nuk mund te mendonin si te ushqeheshin sot pasi ishte e pamundur per nje grupim prej 2000 individesh te ushqehen brenda dites pa patur nje plan, ata analizonin sasine e ushqimit si dhe menyrat e rezervimit dhe racionimit te tij.

Homo Sapiens, per shkak te aftesise se te menduarit te thelle qe i jepte si rrjedhoje besimin te njeri-tjetri si dhe ne hipoteza mbi te ardhmen, ata mund te ishin me te qete duke i thene njeri-tjetrit se sipas fjaleve dhe historive te krijuara, dite me te mira do te vijne per shkak te nje te ardhmeje te cilen ata e besonin.

Pra nuk ishte as krenaria, as superioriteti racor, as agresiviteti, as fuqia e me te fortit, “paraja jo e jo”, ajo e cila arriti te zhduke nje habitat dhe beri qe te mbizoteroje nje tjeter. Tipari kryesor i cili bente diferencen ishte prirja e individeve per te bashke-punuar/vepruar, besimi qe ata mund te krijonin te njeri tjetri me perulesine e mendimit analitik per dite me te mira.

Ndersa Neandertalet, humben deshiren per te jetuar, nuk kishim me asnje qellim qe te riprodhoheshin sepse ishin “te plotesuar dhe komod”, kishin cdo gje qe i duhej. Ishte pothuaj e pamundur per ta te gjenin nje qellim per jeten pasi duke mos menduar per te ardhmen nuk mendonin dot se nje dite do vdisnin, e ky fakt ishte nje nga te cilet i pengonte te nxiteshin.

Ne lashtesi njeriu si qenie sociale ishte nje individ qe i perkiste gjithe komunitetit, nese per ndonje arsye ai sulmohej apo denohej nga nje komunitet tjeter, ky ishte nje akt qe i perkiste gjithe grupimit ku individi bente pjese. Aktualisht, jo vetem shoqeria por edhe institucionet i japin pergjegjesi individuale secilit prej nesh, rrjedhimisht individi nuk e shikon me veten si ingranazh i nje komuniteti, ne kete rast, prishen balancat emoconale dhe lind ndjesia e krenarise ose vulgaritetit, superioritetit ose inferioritetit, si dhe mungesa e indicies per te bashke-vepruar/jetuar ne komunitet.

Si pasoje kemi nje individ qe gezon fuqine e tij personale, besimin e shume pak njerezve si dhe beson vetem ne te tashmen sepse e ka te pamundur te shikoje pertej per shkak te mungeses se deshires.

Sot te gjithe nxitohen te punojne me shume, kryesisht jo per kenaqesi, por per te patur me shume para ne menyre qe sa me shpejt te jene me te pavarur, me te lire, madje te mos ja kene nevojen askujt.

Eshte e vertete se njerezit qe kane shume para, kane fituar pavaresine dhe individualitetin e tyre aq sa pothuajse nuk ja kane nevojen askujt, eshte e vertete edhe se ata kane fuqi dhe pushtet pertej individualitetit te tyre, por, a jane te gjithe te plote kur i shfrytezojne energjite e tyre, a jane ata ne ate tension ekzistencial per te kuptuar se keto energji duhen perdorur jo vetem per tu ri-investuar te ata qe duan por edhe per te bashke-vepruar/jetuar me ata qe nuk duan.

A mund te jete pavaresia dhe liria absolute ajo qe do te na beje me te plote apo mund te na “vrase”?!

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.