Emërimi i pedegogëve të rinj në Fakultetin Juridik, kthehet në “fole” punësimesh politike

Fakulteti Juridik në Tiranë hapi para pak kohësh një konkurs për rekrutimin e pedagogëve të rinj. Aplikimet për këtë pozicion pune ishin të shumëta, por në fund u shpall vetëm një listë fituese prej 8 pedagogësh të rinj.

Mes tyre spikasnin emra të lidhur ngushtësisht me politikën dhe dyshimet u ngritën menjëherë për qoka nga ana e dekanit Artan Hoxha.



Gazeta Shqip disponon listën fituese të Departamentit të së Drejtës Publike. I pari në listë është gazetari Arjan Vasjari, i cili njihet për bindjet e tij të majta. Megjithatë Vasjari, është një njohës i shkëlqyer të së Drejtës Publike.

Lista vijon me Iva Zajmin. Ajo mbante postin e Zv. Ministres së Brendshme, në vitin 2012, kur qeveria asokohe drejtohej nga kryeministri Sali Berisha.

Më pas lista vijon me Aida Bushatin, gruan e ish Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Ky i fundit është mënjanuar nga Partia Socialiste, për shkak lojës dhe prapaskenave që po luan kundër Edi Ramës dhe afrimit me Ilir Metën.

Një tjetër fituese si pedagoge është Amantia Levanaj, vajza e gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Gramoz Levanaj. Ky i fundit është përfolur për dhënien e lirisë për Gjin Nikën, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili u ekzekutua disa muaj më vonë, në vitin 2014.

Vera Shtjefni është një tjetër emër i përfolur për lidhjet me politikën, dhe që është shpallur fituese se Lektore e Fakultetit Juridik. Shtjefni ka qënë anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përgjatë viteve 2009-2012.

Pjese e fituesve është edhe Evis Kreshpaj, ish audituese në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Një pjesë e mirë e emrave që përmendëm më lartë, janë fitues për shkak të lidhjeve politike dhe interesave të ndryshme. Ndërkohë me qindra ekselentë që konkurrojnë mbeten jashtë për shkak të një sistemi të padrejtë gare.

©Copyright Gazeta SHQIP


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.