Aeroporti i Vlorës/ Turqit “arratisen” pa mbërritur, në lojë hyn një grup biznesmenësh nga Italia (VIDEO)

Pas dështimit me kompanitë turke, Qeveria i është rikthyer sërish projektit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Albcontrol, shoqëria publike që menaxhon trafikun ajror ka hapur një tender 2 milionë dollarë për të përzgjedhur kompaninë që do të hartojë masterplanin e navigimit ajror në Aeroportin e Vlorës.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Agjencinë e Prokurimit Publik, përvecc masterplanit të navigimit, kompania do të kryejë edhe studimin e fizibilitetit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, i cili parashikohet të ndërtohet në zonën e Akërnisë.

Tenderi i Albcontroll përbën hapin e parë drejt ndërtimit të aeroportit, një premtim që kryeministri Edi Rama e lancoi fillimisht në shkurt të vitit 2017, gjatë një takimi me presidentin turk Erdogan në Turqi.



Më pak se një vit nga takimi, në janar të 2018-ës në Ministrinë e Infrastrukturës mbërriti një ofertë nga tre kompani turke të udhëhequra nga Cengiz Construction për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës me koncesion. Por pas disa muajsh negociatash, kompanitë turke u larguan, duke u tërhequr nga projekti për shkak të mosmarrëveshjeve me qeverinë për ccështje financiare.

Në prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës konfirmoi zyrtarisht dështimin e negociatave me kompanitë turke, por deklaroi se projekti do të vazhdojë dhe Qeveria do të hapë tender ndërkombëtar për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur se pas dështimit të negociatave me turqit, për ndërtimin e aeroportit është shfaqur interes nga një grup italian. Megjithatë ende nuk dihet se cila do të jetë formula e re e ndërtimit. A do të tentohet sërish ndërtimi me koncesion apo Qeveria do ta financojë me paratë e buxhetit të shtetit?/Top Channel

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.