U arratis nga Shqipëria me gomone drejt Italisë, sot në stendat e letërsisë (EMRI)

Me mëndje nga Shqipëria, Bari Dervishllari u largua në moshë të re për një jetë më të mirë drejt Italisë.

“Nga Shqipëria nuk e harroj largimin sepse ishte shumë e dhimbshme.  Më datë 9 maj, me gomone. Një rrugë e mundimshme e kurbetit si shumë e shumë shqiptarëve të tjerë”, shprehet Dervishllari.

Ishte pikërisht vuajtja në vitet e emigrimit që zbuloi një anë tjetër të 65-vjeçarit. Mërzinë dhe mallin ai filloi ta nxirrte në letër. “Aty qe dhe moment më kritik i jetës, ku po e ndjeja se isha gati të kaloja në depresion nga stresi dhe malli për familjen. Aty më lindi ideja të shkruaja”, thotë ai.



Pas disa vitesh të vështira në Itali, rikthimi në vendin tonë dhe takimet me miqtë e tij shqiptarë e motivuan për të vazhduar rrugën e letërsisë. “Kur u ktheva në Elbasan ja tregova një mikut tim, profesor letërsie e më tha ‘ti duhet të shkruash’. Nuk  kisha besim por ai më dha kurajo”. 65-vjeçari ka botuar 10 libra deri më tani, si dhe me patriotizmin që e karakterizon, edhe pse larg Shqipërisë sytë i mban me vëmendje këtej.


Comments are closed.