‘Unë do të jap jetën dhe pikën e fundit të gjakut për këtë pyll’ (VIDEO)

“Unë do të jap jetë dhe pikën e fundit të gjakut për këtë pyll”- u shpreh një banor i Brazilit pasi amazona po digjet prej ditësh tashmë.

Anëtarët e fisit Mura të Brazilit zotohen të mbrojnë tokën e tyre, ndërsa zjarret vazhdojnë të djegin ‘mushkëritë e tokës’.

Aktualisht janë prekur në pyjet e shiut në Amazon. Amazona është quajtur ‘mushkëria e botës’ sepse prodhon 20% të oksigjenit në botë dhe ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.



Ajo është gjithashtu shtëpi për rreth tre milion lloje të bimëve dhe kafshëve, dhe një milion njerëz indigjenë. Murat janë një popull indigjen që jetojnë në pjesët qendrore dhe lindore të Amazonas, Brazil, përgjatë lumit Amazon nga Madeira deri te Purus. Ata luajtën një rol të rëndësishëm në historinë braziliane gjatë kohërave koloniale dhe ishin të njohur për vendosmërinë e tyre dhe rezistencën e mëvonshme ndaj shkeljes së kulturës Portugeze. Dikur një popull i fuqishëm, ata u mposhtën nga fqinjët e tyre, Munduruku, në 1788.

Ju ftojmë të shikoni pamjet nga djegia e Amazonës:





Comments are closed.