Shpërthimi në karburant, edhe disa makina të shkatërruara

Shpërthimit në karburantin përgjatë aksit rrugor Lezhë-Laç, ka shënuar deri më tani 6 persona të dëmtuar, një prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe po merr mjekim në Repartin e Djegieve në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Por, përveç tmerrit që janë përjetuar banorët, pasi dëgjoheshin edhe shpërthime, për strukturat e shpëtimit problem kanë qenë edhe disa makina të parkuara aty pranë, të cilat janë shkatërruar plotësisht për shkak të djegies.

Policia ka dhënë alarmin dhe ka mbajtur për shumë kohë të rrethuar të gjithë vijën e rrezikut, ndërsa paniku është përjetuar nga banorët aty rrotull, por edhe drejtues të automjeteve që ishin duke udhëtuar në atë orë.



Nuk dihet shkaku, ndërsa zjarrfikëset dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Zjarri ka përfshirë pikën e karburantit në superstradën Lezhë- Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa janë dëgjuar edhe disa shpërthime të fuqishme.


Comments are closed.