‘Janë arrestuar katër kafshë…’, Rama reagon për vrasjen e të riut: Ja përgjegjësia e policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e 26-vjeçarin Indrit Çela, i cili u ekzekutua nga dy vëllezër me të shkuar të tmerrshme kriminale, teksa po montente një kondicioner në një vilë trekatëshe në Tiranë.

Kreu i qeverisë ka replikuar me një komentues në facebook, ndërsa shton se kjo ngjarje e rëndë është përgjegjësi e Policisë së Shtetit.

Por nga ana tjetër, Rama thotë policia e ka zbuluar ngjarjen “dhe ka arrestuar katër kafshë deri tani”.



Komentuesi: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat

Edi Rama: Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke.

Indrit Çelaj u vra nga vëllezërit Grised dhe Albano Kusi, dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusi.

I riu u qëllua me plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spital. Dy autorët e vrasjes janë në arrati, ndërsa policia ka arrestuar babain e tyre për fshehje të krimit.

Gazeta SHQIP


Comments are closed.