I mori 5 milionë lekë dhe e mashtroi për dy vjet, do e ndihmonte në legalizimin e banesës (DETAJE)

Një 26 vjeçare është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ka mashtruar për dy vjet një qytetar, duke i premtuar legalizimin e banesës.

“Kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, shtetasit B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit, do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës”- njofton policia.

Sipas Policisë, kjo shtetasve banonte në Tiranë. Gjithashtu është procedohet penalisht për shpërdorim detyre një punonjëse e ndihmës ekonomike në njësinë administrative Tregan, Elbasan, si dhe një shtetas për falsifikim të dokumenteve.



Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.


Comments are closed.