Breshëri armësh në një lokal në autostradë, mister autori dhe motivet

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt një lokali në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrethana ende të paqarta.

Sipas policisë, “është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje”.



Për fat nga të shtenat nuk ka pasur persona të lënduar, përveç disa dëmeve materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .


Comments are closed.