Akuzat për pedofili? Princi britanik pretendohet se ka pasur mbi 1000 të dashura (Fotot)

Princi britanik Andrew pretendohet se ka pasur më shumë se 1000 të dashura, të dhëna që dalin në pah pas vetëvrasjes së miliarderit Jeffrey Epstein, me të cilin ai kishte miqësi.

Sipas prestigjiozes britanike The SUN, miqtë e afërt të tij thonë se seksi është ‘një gjë shumë e madhe’ në jetën e Princit Andrew, megjithëse ata këmbëngulën se ai nuk ka shkuar ‘me vajza të reja’.



Duka i Jorkut është përballur me kontrolle të ashpra në javët e fundit pasi u zbulua lidhja e tij e ngushtë me pedofilin miliarder Epstein, shkruan Gazeta SHQIP.

Sidoqoftë, Andrew,  sipas miqve të tij, është thjesht një djalë që kërkon seks dhe asnjëherë nuk ka fjetur me adoleshentët.

Burimi shtoi se Duka i Jorkut ka ekuilibruar një stil jetese si “playboy” gërshëtuar me detyrat dhe përgjegjësitë e tij mbretërore.

Dëshira e dukshme e Andrew për marrëdhënie të reja është gjithashtu arsyeja që ai nuk është martuar me Sarah Ferguson, megjithëse çifti i dikurshëm mbetet afër.

Shoku i tij tha: ‘Ai nuk pi alkool, nuk pi duhan dhe nuk pi drogë, por seksi është gjëja e tij e madhe në jetë’.

‘Udhëtimi në të gjithë botën si ambasador i tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe detyrat e tjera mbretërore i ka dhënë akses tk disa grave të bukura dhe ai ka përfituar plotësisht.’

Princi Andrew u njoh me Epstein në vitet 1990 dhe mbeti mik edhe pasi financieri vuajti një dënim prej 13 muajsh për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura.

‘Skllavja’ e Epsteinit, Virginia Roberts pretendoi në dokumente gjyqësore se ajo ishte detyruar të bënte seks me Dukën e Jorkut kur ishte 17 vjeçe.

Ajo pretendoi se Andrew fjeti me të tre herë, megjithëse princi i ka mohuar me forcë akuzat.

Gazeta SHQIP





Comments are closed.