A do të pranoje të bëheshe ministrja e Ramës? Ja çfarë thotë Grida Duma (FOTO)

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka qenë e ftuar në emisionin “3shat”, ku  ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale dhe si politikane. Përballë makinerisë të së vërtetës, Duma u është përgjigjur disa pyetjeve të moderatores Bora Zemani.

E pyetur nëse do të pranonte të bëhej ministre në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, nëse do të ishte e nevojshme për të mirën e vendit, ish-deputetja e PD-së u përgjigj ‘Jo’, kategorikisht.

“Absolutisht jo. Nuk mund të bësh një të mirë për vendin me pazare. Nuk mund të jesh edhe me këtë edhe me atë, sepse më pas je as me atë dhe as me këtë”, – është shprehur Grida Duma.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/









LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.