Qeveria i vë litarin në fyt hallexhinjve, por ja si favorizon Bankers me 104 milionë euro detyrime (Dokumentet)

Inspektorë të drejtorisë së doganave gjatë një inspektimi të bërë ndaj kompanisë Bankers Petroleum kanë konstatuar shkelje serioze (procesverbali ne fotot 1 dhe 2) duke i faturuar kompanisë rreth 12 miliardë lekë të reja, ose rreth 104 milionë euro dëm dhe gjoba detyrim ndaj shtetit shqiptar.

Nëse Bankers do të ishte një nga qindra bizneset e vogla bregdetare, sot nuk do të mund të operonte dot më, pa paguar detyrimin që i ka borxh shtetit dhe shqiptarëve

Nëse Bankers do të ishte një bar i vogël, apo dhomë plazhi sot do të ishte i rrethuar me shirita bllokimi e do përfundonte në fb e Edi Ramës.



Nëse Bankers do të ishte një shitës ambulant, sot do ishte video duke u tërhequr zvarre nga policët e €rionit rrugëve të Tiranës.

Do mjaftonte që shteti të vilte këtë gjobë për të lënë rehat gjithë qytetarët hallexhinj të cilët po terrorizohen nga ushtria e tatimorëve dhe policia e shtetit.

Por jo, shteti këtë gjobë ka vendosur mos ta vjelë por ta pezullojë. Pa afat, pa sanksione, pa penalitete. Thjesht e ka pezulluar me një firmë të Ministres së Financave (foto 3 dhe 4).

E teksa Bankers vazhdon qetësisht thithjen pa taksa të pasurisë nëntokësore të shqiptarëve edhe pse ka qindra miliona euro detyrime, qeveria vazhdon të terrorizojë bizneset e vogla në kërkim të qindarkave.

Neveri!

Duhet rrëzuar pa kthim ky sistem i cili ua merr të varfërve dhe ua fal të pasurve!

Ps: ALO PROKURORIA

Shpërndaje këtë se nuk do e shohësh në asnjë media./Marrë nga Nisma Thurje

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.