Mitro Çela ngec me biondinën në ashensor: Ajo dridhej, më kapi nga duart!

Gazetari dhe publicisti Mitro Çela, ka rrëfyer në profiling e tij në instagram, një “incident” gjatë punës së tij në Top Channel.

Ai ka hyrë në një nga ashensorët e televizionit Top Channel, bashkë me Autoren e emisionit  “Voila”, Xhesi Muçaj. Por pas pak sekondash, janë fikur dritat, dhe Mitro bashkë me Xhesin janë bllokuar në ashensor duke qëndruar për disa minuta bashkë.



Kaq ka mjaftuar si frymëzim për Mitro Çelën i cili ka risjellë në vemendje edhe një rast tjetër kur ishte bllokuar në ashensor rreth 34 vite më parë.

Më poshtë statusi i Mitro Çelës në Instagram:

BIONDINA NË ASHENSOR

Hipa në ashensor. Pas meje një gazetare. Shumë e bukur. Kur u mbyll dera, me shumë takt i thashë:
-Mirëdita!
-Njihemi?
Mbeta si peshku pa ujë. Nuk ja mora për të keq. Ishte biondinë.
Kur ashensori mbriti në katin e dytë, ikën dritat. Mbetëm. Çupa në fillim u drodh. Nisi të bërtasë: “Ndihmë!”. Pataj më kapi nga duart. Më erdhi mirë. Më lutej ta bëja diçka…Kaloi një minutë…
Erdhën dritat. Çupa më lëshoi duart…U largua. U bë serioze. Nuk ma vari.
Normale. Ishte ky sebepi që mu kujtua një histori e vjetër…
Kur u ndërtua Piramida në Tiranë, rreth viteve 1985, u vendos edhe një ashensor. Pas shumë vitesh punë, tashmë i plakur, kishte nisur të hidhte shkelma, d. m. th., nëse merrte njëkohësisht dy komanda, të degdiste në bodrum. -Punë me zarar,- më tha Filipi,- nëse të ndodh edhe ty, shoku Mitro, por të kemi parasysh moshën tënde të pjekur, edhe pse ende, siç më llafos Ezmerka, nuk të ka dalë dhëmballa e pjekurisë.
E dëgjova. Qesha. Nuk besova. Por një ditë të bukur, duke dashur të ngjitem lart për të marrë honoraret, ashensori në fillim u lëkund. Pastaj mori vrull dhe bëri një përplasje në bodrum, pa shumë lezet.
Në fillim nuk bëra zë. I vetëm. Errësirë.
Kur kaluan disa minuta në vetmi, pa rënë në panik – nuk është e hijshme për mus, di demokrat i lashtë, formova numrin e celularit të Filipit… -Alo… kam rënë, bashkë me ashensorin, në bodrumet e shokut Enver. Bëj derman, se po soset oksigjeni!… -Mbaju si trimat Mitro xhani! Po njoftoj teknikën, që të të krrejnë si koqe molle!…
Kaluan disa minuta. Kur humba durimin dhe besimin, ashensori mori të përpjetën. U ngjita në katin e tretë. Mora shkallët dhe u vardisa tatëpjetë. Në një tavolinë, Filipi vazhdonte muhabetin, pa e bërë qejfin qeder.
– Gjallë, shoku Mitro, – më thotë Fon Ilia. – Unë doja të të ndihmoja. Nuk më la shefi. Më tha: Mitros, i bën mirë të qëndrojë në errësirë. E ka zakon. Vetëm në errësirë mediton për biondina!… -Soset oksigjeni?! – i thashë.
-Mos u bëj merak. Njeriu konsumon oksigjen në përpjesëtim të zhdrejtë me moshën…

©Copyright Gazeta SHQIP


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.