Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, shpërndahet parlamenti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express

Për shpërndarje kanë votuar  89 pro derisa 1 kundër dhe 2 abstenim derisa 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të kuvendit, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit. I njëjti njoftoi për dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.



Si pikë e parë e rendit të ditës ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.


Comments are closed.