Sheikët në Dubai, “thesari” që gjendet në varrezat e makinave (FOTO)

Bugatti, Porche, Rolls Royce, por edhe një Ferrari Enco që vlen 1 milion euro. Nuk është lista e ëndrrave e çdo dashamirësi, por fatkeqësisht ajo që mund të gjesh në varrezat e makinave në Dubai.

Janë rreth 3000 mijë makina luksoze që çdo vit gjenden të braktisura në rrugët e emiratit arab.

Standardi i jetesës nuk justifikon diçka të tillë, por ligjet e Dubait po.



Sipas ligjit islamik në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendasit por edhe të huajt rezidentë nuk mund të mos shlyejnë borxhet, sepse kjo gjykohet si aktivitet penal, edhe për afate të shkurtra.

Mungesa e pagesës së kartës së kreditit, ose të qerasë, mund të të dërgojnë direkt në burg. Ashtu si dhe këstet e makinës, sado luksoze ajo të jetë.

Kështu që qindra makina lihen thjesht në mëshirë të fatit, dhe këto foto tregojnë mirë situatën.

 


Comments are closed.