Ribery firmos për dy vite me Fiorentinën për 4 milionë euro në sezon

Franck Ribery  është lojtari më i ri i Fiorentinës. Legjenda franceze ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, ndërsa është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme në Firence.

Legjenda e Bayern Munich u bë një agjent i lirë këtë verë dhe ka gjetur shtëpinë e tij të re, duke nisur një aventurë të re në Serie A.

Qindra tifozë kanë pritur 36-vjeçarin Ribery , dhe brohorisnin emrin e tij në rrugë, ndërsa ai dilte nga aeroporti.



Ribery përshëndeti turmën dhe më pas nënshkroi edhe autografe për të rinjtë.

Në intervistën e tij të parë ai tha: ‘Jam i lumtur dhe i lumtur. Këtu jam me familjen, ejani: le të bëjmë diçka së bashku”

“Kam biseduar me Luca Toni dhe ai më tha që Fiorentina është një klub i shkëlqyeshëm dhe se qyteti është i bukur. Më pëlqen qyteti dhe kam mësuar italisht: jo perfekt, por mirë. Tifozët? Unë pres dashuri të madhe”, ka deklaruar ai.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare prej rreth  4 milionë eurosh në sezon plus bonuse

Ribery në fillim të kësaj vere i dha fund eksperiencës prej 12 vjetësh tek gjiganti bavarez, ku kishte fituar gjithçka, ndërsa kishte oferta edhe nga kontinentet tjera.

Gazeta SHQIP


Comments are closed.