Mbreti Zog: Ja arsyeja e themelimit të Monarkisë!

“Le Matin” ka botuar, të premten e 7 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretit Zog për Daily Express, ku ka shpjeguar asokohe arsyen e themelimit të monarkisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zogu I dëshiron të sigurojë mirëqenien e popullit të tij

Në një intervistë me të dërguarin e posaçëm të Daily Express në Tiranë, Zogu I ka deklaruar :

Rezultatet e para të themelimit të monarkisë do të jenë çlirimi i vendit tim nga përpjekjet partiake. Presidenti i Republikës është domosdoshmërisht i detyruar të favorizojë ata që e zgjodhën atë, ndërsa partitë e tjera manovrojnë vazhdimisht për ta zëvendësuar atë me një nga kandidatët e tyre.

Mbreti do të jetë mbi partitë. Ai do t’i shërbejë vetëm kombit. Ministritë, ushtria dhe xhandarmëria do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me monarkun, pa kaluar nëpërmjet ndërmjetësve./Arenc Bebja

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.