Lajm i fundit/ Një i plagosur në Bushat, Policia e gjeti në një kanal

Një person është plagosur nga persona të paidentifikuar, ndërsa ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Shkodrës me disa plagë në trup. Nuk dihet ende, nëse i plagosuri ka qenë në anë të rrugës dhe një makinë mund ta ketë hedhur atë në kanal, apo është plagosur me armë dhe autorët e kanë menduar të vrarë.

Të gjitha këto priten të zbardhen nga hetimet e ndërmarra së fundmi nga Policia, ndërsa nuk dihen autorët, por as identiteti i të plagosurit.

Sipas Policisë, disa kalimtarë kanë parë të plagosurit dhe njoftuan autoritetet e rendit. Për ngjarjen.



Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna, por askush nuk jem siguri, nëse ato lidhen apo jo me këtë ngjarje. Ndërkaq, as burimet spitalore nuk konfirmojnë nëse plagët janë apo jo me armë zjarri.


Comments are closed.