Kryetari i Mitrovicës tradhton Pacollin, i bashkohet Vetëvendosjes

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahiri, të premten do të aderojë zyrtarisht në Vetëvendosje, ka thënë sot gazetari i RTV Dukagjinit, Arben Ahmeti.

Ahmeti, në emisionin Debat Plus të mërkurën, deklaroi se Bahtiri ia ka bërë të ditur atij se të premtën në një konferencë për media do ta zyrtarizojë kalimin në Vetëvendosje, partinë e udhëhequr nga Albin Kurti, me të cilin Bahtiri ka krijuar afrimitet së fundmi.

Pas zgjedhjeve parlamentare të muajit qershor më 2017, Bahtiri, ndonëse përfaqësonte Aleancën Kosova e Re, kishte deklaruar se “kandidati më i mirë për kryeministër është Albin Kurti”. Këtë deklaratë e kishte dhënë para arritjes së koalicionit mes AKR-së dhe PAN-it.



Para pak muajve, Bahtiri dhe Kurti kishin qenë pjesë e një debati me qytetarë në Mitrovicë.

Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e Mitrovicës, por kontakti me të përmes telefonit ka qenë i paarritshëm.


Comments are closed.