Ja çfarë ka mbetur nga lokali në Porto Palermo që u bë “hit” i muajit gusht (VIDEO)

Tashmë nuk ka mbetur më asgjë nga lokali që për më shumë se një javë ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej.

Në zonën më të bukur të bregdetit dhe ku “mbretëronte” fill i vetëm lokali i Mihal Kokëdhimës, tashmë çdo gjë duket më shumë se e virgjër, nga lokalet. Bregu i detit është një hapësirë publike dhe pushuesit nuk paguajnë më për çadrat, apo shezlonët.

Ndërkohë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur resortin ‘Panorma’, aksion në të cilin morën pjesë më shumë se 100 forca edhe të policisë.



Resorti i Mihal Kokëdhimës që ishte pa leje është rrafshuar nga fadroma e IKMT që kanë punuar për më shumë se tre orë në mënyrë mekanike. IKMT njofton se ky subjekt 2000 m2 shfrytëzonte pa leje edhe zonën e plazhit duke u marrë para pushuesve që zgjidhnin të qëndronin aty.

Gjatë aksionit për prishjen e resortit të Mihal Kokëdhimës nuk janë shënuar incidente, pasi të pranishmit në këtë restorant janë larguar ndërsa perimetri është ruajtur nga forca të shumta të policisë. Në përfundim IKMT ka njoftuar se aksioni për prishjen e banesave pa leje do të vazhdojë përgjatë të gjithë vijës bregdetare.


Comments are closed.