Fantastike MIA Organic/ Aty ku mund të gjesh me shumë dashuri produkte ushqimore të fshatit

*Shkrim promocional
Në kulmin e debatit për sigurinë ushqimore në vend, lind nevoja që qytetarët të jenë të informuar se ekzistojnë zgjidhje për të konsumuar produkte ushqimore BIO.

Mia Organic është një zgjedhje ideale. Ky aktivitet ka hyrë në treg, prej më se dy vitesh si një dyqan që tregton vetëm produkte bio, të prodhuara në një fermë në Xhafzotaj të Durrësit.



Fillimisht dyqani i parë u hap në zemër të Tiranës, në Rrugën Papa Gjon Pali i II, ngjitur me lokal “Padam”. Më pas, kërkesat e konsumatorëve u rritën shpejt, dhe MIA Organic erdhi me një tjetër ambjent, kësaj here tek zona e ish Bllokut, tek rruga “Ismail Qemali”, përballë Piceri “Era”.

MIA Organic solli si risi në këtë dyqan të ri, edhe gatimet e çastit me produktet ushqimore BIO.

Sot, një pjesë e sëmundjeve që prekin njerëzit, lidhen ngushtësisht nga kequshqyerja me pesticide, me hormone dhe jashtë standardit përsa i përket kushteve higjenike.

Por, MIA Organic është një koncept i ri që ka si objektiv të sjellë pranë konsumatorit produktet më të mira natyrale dhe organike shqiptare, duke ruajtur standardet më të larta të cilësisë nëpërmjet angazhimit tonë të palëkundur për një eko-sistem të qëndrueshëm të agrikulturës tradicionale për njeriun, kafshët, bimët dhe ambientin.

Në dyqanet MIA Organic, mund të gjeni produktet e bulmetit BIO, duke nisu nga qumështi i lopës, i deles, i dhisë, e deri tek kosi i mrekullueshëm i deles. Gjithashtu produktet te mishit janë të kontrolluara dhe gjedhët janë rritur me ushqime 100 % BIO, pa hormone.

Tek MIA Organic gjen edhe bukën e bërë me grurin e mbjellur në tokat e fermës, gjen frutat dhe perimet me shije natyrale, që bëjnë diferencën me produktet që shiten rëndom në tregjet e Tiranës.

Me dhjetra fermerë të përzgjedhur, punojnë çdo ditë në fermën MIA në Xhafzotaj, për tu kujdesur në detaje për produktet ushqimore dhe për t’i ofruar konsumatorit ushqim të sigurtë dhe cilësorë.

Dhe diçka të fundit!

Të gjithë konsumatorët që duan të kenë në tryezat e tyre perime dhe fruta të bahçes tradicionale, mund të porosisin në www.mia.al ose në numrin e telefonit 0697075954 nga e hëna në të shtunë 8:00 – 19:00 dhe brenda dy orësh produktet e zgjedhura do t’i kenë në shtëpi.

Më poshtë disa nga produktet BIO të MIA Organic:

©Copyright Gazeta SHQIP


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.