Tragjike/Bie në gropën me serë teksa ushqente pulat, vdes 68-vjeçarja (EMRI)

Një 68-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zharrëz ku sipas policisë, shtetasja Nadire Kotherja, 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.