Tjetër premtim për “Arenën Kombëtare”, ja ndeshja që do luajë Kombëtarja kuqezi

Për të disatën herë të hënën u mësua se stadium ‘Arena Kombëtare’ nuk do të jetë gati për afatin e radhës që ishte data 10 e muajit shtator.

“Ne patëm premtuar dhe kishim dëshirë që ekipi jonë të bënte ndeshjen me Islandën në ‘Arenën Kombëtare’ dhe të na gëzonte me një fitore, por kjo nuk u arrit dot për shumë e shumë arsye objektive dhe subjektive. Gjithsesi besojmë që për ndeshjen me Francën ne do të bëjmë ceremoninë e inaugurimit. Stadiumi do të ketë përfunduar plotësisht, ndërsa për pjesën tregtare nuk na takon ne të merremi.”, tha Arben Dervishaj, shef i sektorit të Infrastrukturës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Më tej zoti Dervishi sqaroi edhe arsyen përse federata vendosi që të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit, që në momentin e inaugurimit nuk do të jetë më ‘Arena Kombëtare’.



“Fedarata ka të drejtën, ose shoqëria ‘kuqezi’, e cila është diçka e përbashkët mes federatës dhe shtetit, të mendojë për të krijuar të ardhura. Për të mirëmbajtur këtë stadium duhet krijuar të ardhura dhe shitja e emrit është një mënyrë, ashtu siç bëhet në shumë stadiume në botë.”

Në fund shefi i Sektorit të Investimeve dhe Infrastrukturës në FSHF-së sqaroi edhe kompanitë të cilat janë ftuar për të vendosur emrin.

“Janë ftuar kompani të mëdha në fushën bankare, në fushën e sigurimit, në fushën e naftës, të cilat mund të ketë interes për të vendosur ermin e tyre. Kjo është një praktikë që nuk e kemi shpikur ne pasi ndodh në të gjithë botën.”, tha Dervishaj.

 


Comments are closed.