Skandali miliona euro, kryeprokurorja merret në pyetje nga drejtësia

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva do paraqitet sot tek prokurorja Villma Ruskoska në Prokurorinë për Krim të Organizuar në lidhje me rastin “Reket”.

Ajo do t’u përgjigjet disa pyetjeve, të cilat hapën debat të fortë në Maqedoninë e Veriut në lidhje me videon e publikuar nga gazeta italiane “La Verita”, ku për zhvatje të biznesmenëve janë të akuzuar Bojan Jovanovski–Boki 13 dhe Zoran Mileski- Zoki Kiçeec.

Në materialet  e publikuara audio nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet zëri i saj kur i thotë biznesmenit Kamçev se “çdo gjë do të jetë në rregull”.



Deri më tani për rastin “Reket” nga PSP-ja kanë dëshmuar prokurorët, Lile Stefanova, Burim Rustemi dhe Elizabeta Josifoska.





Comments are closed.