Burgjet japin lejen/Kostandin Xhuvani do t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij

Drejtoria e Burgjeve ka lëshuar lejen për Kostandin Xhuvanin që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, regjisorit Gjergj Xhuvani i cili ndërroi jetë më datë 14 gusht të këtij viti në Romë.

Konstandin Xhuvani kishte kërkuar leje që ditën që u shua babai i tij dhe sot është konfirmuar nga Drejtoria e Burgjeve që ai mund të shkojë në varrim, i shoqëruar nga efektivë të policisë.

Trupi i pajetë i kineastit të madh mbërriti ditën e sotme në atdhe dhe do të përcillet në banesën e fundit në orën 14:00. Ceremonia e varrimit do të jetë një ceremoni private ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.



Gjergj Xhuvani ishte regjisor, skenarist dhe producent. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

 


Comments are closed.