Çmenduria e miliarderit izraelit: 5 mln dollarë shpenzime për 700 të ftuarit VIP në 10-vjetorin e martesës (VIDEO)

Mbi 700 persona VIP të ftuar nga e gjithë bota, mbërritën me jahte, helikopterë e avionë privatë  në ishullin grek Mykonos atje ku miliarderi izraelit dhe aksioneri kryesor i Atletico Madridit, Idan Ofer, ka festuar 10-vjetorin e martesës në vendin ku dhe e kurorëzoi dashurinë para disa vitesh me gruan e tij të katërt.

E organizuar deri në detaje, për festën që mund të konsiderohet si një dasmë e dytë, janë shpenzuar plotë 5 milionë Euro. Janë dashur tre javë dhe u desh angazhimi i mbi 400 personave.

Një gëzim i tillë në familjen e Idan duhej patjetër të shihej nga të gjithë, prandaj ai kishte ftuar në event edhe gazetarin grek, Petros Nazos, i cili e pasqyroi për Mykonos Live TV.



64-vjeçari Idan Ofer është një biznesmen dhe filantrop, i cili ka pasuri në vlerë prej 4.8 miliardë Dollarësh, ndërsa posedon 32% të aksioneve të Atletico Madridit.





Comments are closed.