Vrau të bijën në Australi, ja reagimi i babait shqiptar. Mamaja: I humba të dy! (Fotot)

Petrit Lekaj, shqiptaro-australian, ka pranuar vrasjen e vajzës së tij Sabrina Lekaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin Korrik në qytetin Adelaide në Australi.

Mamaja e viktimës dhe bashkëshortja e Petritit, Romina, tha për mediat vendase se krimi kishte ardhur si një rrufe në qiell të pastër.

Ajo tha se i shoqi nuk kishte treguar kurrë shenja dhunë përpara se të vriste të bijën.



“Ai nuk është treguar kurrë i dhunshëm me mua apo me ndonjë person tjetër të familjes”.

“Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhimbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”.

20-vjeçarja u gjet e therur me thikë e ulur në sediljen e pasagjerit brenda një “Mercedesi” luksoz. Në vendin e shoferit krah saj, u gjet i plagosur babai, Petrit Lekaj, me dëmtim në pjesën e barkut. Krimi kishte ndodhur disa metra larg banesës së familjes Lekaj.

49-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij u stabilizua. Pas daljes nga spitali, Petrit Lekaj u mbajt në paraburgim, kurse më vonë u dërgua në një institucion të shëndetit mendor. Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të hënë, Lekaj pranoi se kishte qëlluar për vdekje me thikë vajzën e tij. Petrit Lekaj pritet të dalë sërish para gjykatës më 25 Nëntor, pasi prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për shkak të hetimeve.

Sabrina Lekaj studionte për mjekësi. Shoqja e saj e ngushtë, Kat Valstar 21 vjeç është shprehur për mediat se Sabrina ishte e shqetësuar se do të debatonte me të atin. Kjo sepse mbrëmjen e së shtunës vajzat kishin dalë në një lokal nate dhe pasi u kthyen, Sabrina e kaloi natën në shtëpinë e shoqes së saj Kat.

 


Comments are closed.