Shokuese! 16-vjeçari vret me sëpatë nënën, dy motrat dhe gjyshërit; ja letra që la (Fotot)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një nxënës ka vrarë pesë anëtarët e familjes dhe më pas veten e tij.

Timur Kimaletdinov, 16 vjeç, masakroi me sëpatë deri në vdekje nënën e tij “të dashur”, motrat e tij binjake katër vjeçare dhe dy gjyshërit, në një sulm brutal gjatë natës që la fshatin e tij “të tronditur”.

Djali, njihej si nxënës ekselent dhe ishte fitues I të gjitha konkurseve që realizoheshin në shkollë.



Në një shënim të lënë në tryezën e dhomës së ngrënie, ai tha se e donte familjen e tij, sidomos gjyshërit Viktor, 66 vjeç dhe Lidia, 69 vjeç.

Ai shtoi se ndjente “keqardhje” që do t’i vriste ata, ndërsa kishte shpjeguar se i vrau ata pasi nuk donte që të vuanin për vdekjen e tij.

Pas vrasjes ai i kishte dërguar edhe një mesazh zanorë një prej shokëve të tij, ku i kishte treguar se kishte qenë mjaft e thjeshtë t’i vriste ata.

Timur u përshkrua nga fqinjët si “krenaria e familjes” për aftësinë e tij akademike.

Gazeta SHQIP





Comments are closed.