“Maçoku i zi” i Alban Jahos!

Zakonisht, njerëz me një nivel nën mesatar inteligjence, të frustruar për shkak të pamjes fizike, të ngjitur në ndonjë post herë nga fati dhe herë nga rastësia, afrojnë pas vetes dikë që t’u mbrojë shpatullat.

I tillë është rasti i Alban Jahos, një Administrator i shkarkuar nga DIGITALB, për vjedhjen e 430 milionë lekësh ndaj platformës më të madhe televizive në vend. Jaho mbante nga pas një shofer të quajtuar Dritan Xhixha, por që të gjithë në DIGITALB e njohin me pseudonimin “Maçoku”, ose shkurtimisht “Çoku”. Ky pseudonim i ishte vendosur, për shkak se Dritan Xhixha hiqej si i fortë në DIGITALB.



Ky “Maçok i zi”, paguhej nga DIGITALB, me urdhër të Alban Jahos, me rrogën 840 mijë lekë në muaj. Një shifër stratosferike për një shofer, por që në fakt bënte edhe punë të tjera. Në shumicën e rasteve, Xhixha shërbente edhe si bodyguard i Alban Jahos, i cili njihet si një sherrxhi pa zarar në rrethin shoqëror.

Sa herë që Jaho denatyralizohet duke konsumuar alkool dhe krijon situata sherri, ai nxjerr “Maçokun e Zi”, pra Dritan Xhixhën, për të agravuar gjendjen.

Dritan Xhixha është kallëzuar dy herë në polici, për kanosje ndaj punonjësve të DIGITALB. Në të dy rastet “Maçoku”, është trembur, ka mohuar çdo gjë në polici dhe ka thënë që nuk do ta përsëriste më. Por, pa kaluar vetëm pak kohë, mesa duket nën urdhërat e padronit të tij, Alban Jaho, “Maçoku i zi” zgjedh kësaj here të kërcënojë nëpërmjet komenteve në faqen e Facebook.

Deri tani, Prokuroria e Tiranës nuk e ka marrë të pandehur, por ka mbyllur sytë përballë presioneve dhe shantazheve që po kryen “Maçoku i zi” me Alban Jahon.

Kjo ishte pjesa e parë e këtij shkrimi për “Maçokun e Zi”. Në vijim do të publikojmë disa fakte interesante për jetën e tij, punët e pista që bënte me Alban Jahon dhe a ka kryer ai ndonjë vepër penale dhe që duhet arrestuar menjëherë?


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.