Lokali i Mihalit në Porto Palermo/ I mbyllur dhe ruhet me policë, “e ngujuar” bashkëshortja

Pas publikimit të videos së dhunës së ushtruar nga pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima dhe turistëve spanjollë, policia ka marrë masa sigurie për të mos lejuar funksionimin e lokalit.

Pranë hotelit dhe restorantit ndodhet banesa, ku jeton familja e Mihal Kokëdhimës, teksa aty ndodhej bashkëshortja e tij. Përpjekja për t’i marrë asaj një mendim, teksa ndodhej brenda banesës mbyturazi vjen  reagimi: “Asnjë koment, asnjë fjalë për asnjë media. Eshtë një pakt që kam bërë me veten time”.

Plazhi ngjitur, i cili pak ditë më parë menaxhohej nga familja Kokëdhima, sot ishte i lirë për çdo pushues apo turist. Në fshatin e tij të lindjes Qeparo, banorët ishin të rezervuar për të shprehur mendim në lidhje me ngjarjen dhe pronarin e restorantit.



Pak bashkëfshatarë morën guximin të shprehin mendime pozitive për të, duke e konsideruar si një njeri punëtor dhe të drejtë, por të shumtë janë ata që jashtë kamerave shprehën mendim disi tjetër për të, të ngjashëm me ato që janë shkruar në faqet e biznesit të tij.

Burime nga Bashkia e Himarës bëjnë të ditur se ky restorant, që ka edhe shërbim hotelier, si dhe banesa e tij janë ndërtim pa leje. Gjithashtu në Bashkinë e Himarës nga ky biznes nuk janë paguar as taksat përkatëse.

Ky biznes është në pritje të legalizimit dhe nëse nuk do të ketë një leje të tillë në harkun e pak ditëve, atëherë burimet e pushtetit vendor thonë se godina do të shembet.

 


Comments are closed.