Emiljano Shullazi takime me anëtarët e bandës brenda në qeli, pezullohet drejtori i burgut 313

Drejtori i burgut ‘313’, Maksim Hamitaj është pezulluar nga detyra dhe është propozuar shkarkimi i tij, pasi është gjetur në shkelje nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Drejtori i burgut “313”, Maksim Hamitaj,  dyshohej se kishte kryer disa shkelje të cilat sollën vendimin e menjëhershëm për pezullimin e tij.

Shullazi është favorizuar me takime shtesë, duke u lejuar të takohet me anëtarët e bandës.



Ndërkohë, kujtojmë se Ministria e Drejtësisë ka çelur garën për rekrurimin e kandidatëve të rinj në kuadër të reformës së thellë në burgje e cila po transformon dita ditës të gjithë sistemin penitenciar.

Më herët ka qenë ministrja Gjonaj e cila gjatë një deklarate për shtyp paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli.  Fill pas kësaj u bë publik urdhëri i Gjonajt për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet në pozicionet e larta drejtuese në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.


Comments are closed.