‘Spanjollët kishin pirë kanabis…’, pronari i lokalit në lot: Doja lekët e mia!

Ngjarja e Himarës, ku pronari i një lokali qëndronte i gjakosur mbi kafanon e një makine me turistë spanjollë ka shokuar opinionin publik.

Raportimet flasin se Mihal Kokëdhima ka dhunuar turistët spanjollë pasi ata u ankuan për ushqimin, ndërsa krejt ndryshe tha sot Kokëdhima në gjyq. Sipas tij ata tentuan të largohen pa paguar, ndersa ka shperthyer ne lot ne sallen e gjyqit.

Ikën pa paguar, vrapova që t’u marr lekët e mia dhe prandaj hipa në kofano. Ata ndezën makinën dhe donin të më shtypnin,”- mësohet të ketë thënë ai.



Pas përfundimit te seancës së gjyqit për Mihal Kokëdhimën, ka folur për mediet jashtë ambienteve të gjykatës, avokati  tij, i cili ka kundërshtuar masën e arrestit me burg për Kokëdhimën. Ai tha se seanca u kthye në gjyq politik.

Sipas avokatit, Kokëdhima duhej të dënohej me gjobë dhe jo të lihej në burg.

“90 përqind e jugut e njeh Ramën. Turistët kanë ngrënë dhe më pas kanë ikur pa paguar.Ndaj tij është marrë një vendim politik dhe është bërë një gjyq politik. Ai ka parë turistët që kanë ikurt pa paguar. Kur kanë parë që ka marrë policinë ata kanë ikur dhe klienti u është ngjitur pas. Nuk është ushtruar absolutisht dhunë ndaj turistët. Dhuna është ushtruar vetëm ndaj Kokëdhimës i cili i ka duart gjak pasi shoferi nuk pranonte të ndalonte makinën dhe është në gjendje shoku.Klientim im duhej të dënohej me gjobë dhe jo të lihej në burg. Turistët spanjollë ishin nën efektin e kanabis sativa”, u shpreh avokati.

I dënueshëm është fakti që Kokëdhima synonte të bënte vetëgjyqësi, po aq sa edhe vendimi i shoferit për të mbajtur mbi kafano për 3 km një person të gjakosur.

 


Comments are closed.