“U dha më shumë ushqim se porosia”/ Zbardhet gjithçka, ja pse u rrahën turistët spanjollë (VIDEO)

Mihal Kokëdhima rreth 50 vjeç është pronari i një lokali në afërsi të Porto Palermos, i cili ka dhunuar një grup turistësh spanjollë.

Personi ne fjalë është arrestuar dhe sipas policisë së Himarës konflikti ka lindur për shkaqe banale.



Mësohet se klientët i kanë kërkuar menu për 5 persona, ndërsa ai i ka servirur më shumë ushqim se porosia.

Si rezultat turistet kanë refuzuar pagesën e pjesës shtesë, e cila nuk ishte pjesë e porosisë. Kjo ka çuar në tensionim të situatës, siç duket dhe nga pamjet.


Comments are closed.