“S’ka më vende në psikiatri…”, zbulohet letra e Ministrisë së Brendshme e vitit 1987 (DOKUMENTI) 

Shqipëria e viteve 1978 ka pasur 17.214 persona me probleme të shëndetit mendor, por nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme për shtrimin e tyre në spitalin psikiatrik. Një shifër e tillë ishte shumë e lartë duke marrë parasysh numrin e popullësisë në rang vendi, apo krahasimin me sëmundjet e tjera.

Në një dokument që sjell studiuesi Kastriot Dervishi, shihet që Drejtoria e Policisë Popullore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, drejtuar aso kohe nga Kadri Hazbiu, kërkonte që për spitalin psikiatrik që ishte parashikuar të ndërtohej me kapacitet prej 250 shtretërve, të shihej mundësia për shtimin e kapacitetit.

Ata kërkonin edhe ndërtimin e një spitali tjetër në Lezhë, por për këtë Ministria e Shëndetësisë ishte kundër.


Comments are closed.