Zbulohet lokali në Himarë ku u dhunuan turistët spanjollë, pronari bën për spital një grua, njolla gjaku në furgon (Fotot)

Një ditë pas konfliktit të ndodhur në Himarë ku u dhunuan një grup turistësh spanjollë, policia arreston autorin.

Burime zyrtare bënë me dije se në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë është arrestuar 51 vjeçari, Mihal Kokëdhima, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit pasi ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë.





Më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle K.R.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

NGJARJA

Mësohet se fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e këtij lokali, por nuk kanë pëlqyer shërbimin e ofruar dhe më pas janë ngritur për t’u larguar.

Ky moment ka bërë që pronarët e lokalit të ndjekin nga pas turistët, ndërsa kanë goditur fizikisht drejtuesin e mjetit së bashku me 5 turistët spanjollë.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.