Vrasja e djalit të policit shqiptar në Gjermani/ Zbulohet e shkuara kriminale, kur ishte 15-vjeç…(Fotot)

Keidi Pasha djali i punonjësit të Policisë, qe u vra me arme zjarri ne Gjermani, nderkohe qe u plagos rëndë kushëriri i tij rezulton person me precedente te meparshem ne vendin tone.

Ai ka emigruar në Gjermani prej disa vitesh, ku kishte nisur dhe të shkollohej për të marrë një profesion.

20- vjeçari në Shqipëri rezulton person me precedentë, pasi në vitin 2014 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Në atë kohë vetëm 15 vjeç, Keidi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me 3 vite 6 muaj burg. Arrestimi i tij u krye në Burrel, pas njoftimit të marrë nga Policia se një grup të rinjsh po kryente qitje me armë.

Çështja u dërgua në Gjykatën e Apelit nga Pasha me kërkesën se në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i mitur.

Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi vendimin, por urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë për një periudhë prej 2 vitesh.

NGJARJA 

Keidi Pasha, 20 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e 13 gushtit në Wenden, një qytet mes Hanoverit dhe Volvsburgut. I riu nga Burreli ishte bashkë me një kushëri të tij, në momentin kur u qëllua me armë nga një person nga një makinë në lëvizje.

Nga plumbat Pasha ndërroi jetë në spital, kurse i afërmi i tij mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Keidi Pasha mësohet se është djali i punonjësit të Policisë Rrugore në Burrel, Arben Pasha. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fillimisht ka pasur një konflikt mes disa personave që ka nisur në një lokal në pronësi të dy shqiptarëve të tjerë. Konflikti ka vijuar edhe më tej, ndërsa ndaj dy të rinjve u qëllua me armë në momentin kur po ecnin në trotuar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.